Tetovë: 60 vjeçari i merr jetën dy familjarëve të tij, zbulohet motivi i ngjarjes

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Çellopek të Tetovës (RMV), atje ku një 60 vjeçar i ka marrë jetën dy familjarëve të tij si dhe ka plagosur një tjetër.

60 vjeçari me inicialet I.I, ka qëlluar me armë për vdekje djalin e xhaxhait si dhe nusen e këtij të fundit. I plagosur nga mbetur djali i dy viktmave. Ministri i Brendshëm i Maqedonisë së Veriut Oliver Spasovski, deklaroi nga vendi i ngjarjes së motiv i krimit të rëndë dyshohet të ketë qenë një çështje e pazgjidhur pronësie.

60 vjeçari po ashtu rezulton të jetë plagosur si pasojë e shkëmbimit të të shtënave me armë zjarri.

 “Zyrtarët policor të SPB Tetovë kanë ndaluar 60 vjeçarin me inicialet I.I nga ky fshat, pas një njoftimi se në ora 14.00 me armë zjarri ka vrarë dy familjarë të tij dhe një ka plagosur. Edhe dorasi po ashtu ka mbetur i plagosur të shkaktuara nga armë zjarri. Po ndërmerren masa për zbardhjen e plotë të rastit”, informoi zëdhënësi i SPB Tetovë, Marjan Josifovski.