BBC i ka kushtuar një artikull një babai i cili humbi vajzën si pasojë e intoksikimit nga një deodorant.
Paul Green u shpreh për BBC-në se ai kërkon të përçojë rastin tragjik të vajzës së tij tek prindër të tjerë, në mënyrë që një ngjarje e tillë të mos përsëritet.
Giorgia Green, 14 vjeçare, pësoi arrest kardiak pasi kishte sprucuar deodorantin në dhomën e saj. Vajza ishte autike dhe siç shpjegoi i ati, aroma e deodorantit të cilën e përdoret e shoqja (nëna e të miturës), e qetësonte vajzën kur ajo ishte në ankth apo e mërzitur. Kur Paul kishte mbërritur në shtëpi pas punës, kishte gjetur aty ekipin e mjekëve të cilët kishin tentuar të shpëtonin 14 vjeçaren.
“Prindërit nuk e dinë sesa të rrezikshme mund të jenë këto produkte për fëmijët. Do doja që asnjë familje në këtë vend apo në të gjithë botën, të mos përballej me atë që u përballëm ne.”-tha Paul.
14 vjeçarja u gjet pa ndjenja nga i vëllai në dhomën e saj. Dera kishte qenë e hapur, por për shkak të hedhjes së një sasie të konsiderueshme të deodorantit, zemra e të miturës kishte ndaluar së rrahuri.
- January 26, 2023