Thuajse trefish më i madh se një mace normale… “Maçoku më obez në botë” i hyn dietës

Njohur si maçoku më obez në botë, “Patches” (Laramani) ka ‘nisur’ tashmë dietën. Maçoku peshon 18.3 kilogramë dhe u kthye shumë shpejt në një sensacion në internet kur qendra e strehimit të kafshëve e dha për adoptim.

Afro 3 herë më i madh se një mace normale, “Laramani” u dërgua në qendrën e strehimit nga pronari i tij pasi ky i fundit “nuk ishtë më i aftë” ta mbante me ushqim maçokun.

“Maçoku ishte shumë i madh për ta mbajtur në kafaz kështuqë u detyruam ta mbajmë në një prej zyrave të qendrës së strehimit”-shpjegoi për the “Telegraph” Christy Peters, drejtuesi i qendrës “Richmond Animal Care”.

Peters tregoi më tutje se kur i bënë analizat maçokut, rezultoi se “ai ishte plotësisht i shëndetshëm”

Një grua në moshë e quajtur Kay Ford e mori maçokun në shtëpinë e saj dhe nisi ta vërë ‘Laramanin’ në dietë. Deri më tani maçoku ka humbur 1 kilogramë.