Tiranë: 22 vjeçari bie aksidentalisht nga kati i tretë, shtrohet me urgjencë në spital

Një i ri në moshën 22 vjeçare është rrëzuar aksidentalisht nga lartësia.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Muhamet Deliu, në zonën e ‘Freskut’ në kryeqytet. I riu ka rënë nga kati i tretë i pallatit. Urgjenca e ka dërguar në spital 22 vjeçarin, i cili ka mbetur i plagosur.

 “Në rrugën “Muhamet Deliu”, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga kati i 3-të i pallatit shtetasi F. D., 22 vjeç. Si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, tha policia e Tiranës në një njoftim për mediat.