Tiranë, 22 vjeçari rreh të atin

Një 22 vjeçar në Tiranë është arrestuar nga policia pasi ka rrahur të atin. Komisariati i policisë nr.4 ka kryer arrestimin e të riut, i cili ka ngritur dorën kundër babait. 22 vjeçari do të akuzohet për dhunë në familje

 “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 arrestuan 22 vjeçarin, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj babait të tij”, thuhet në njoftimin e policisë.