Tiranë: 30 vjeçarja e huaj gjendet e pajetë në banesën me qira, në trup kishte shenja të goditjes me mjete prerëse

Një 30 vjeçare e huaj është gjetur e vrarë në banesën e marrë me qira në kryeqytet. Policia njofton se rreth orës 12:55 në rrugën “Gjon Muzaka”, është gjetur pa shenja jete në një banesë me qira një shtetase e huaj.

Gjatë këqyrjes paraprake të trupit, janë konstatuar plagë të shkaktuara nga një mjet prerës. Trupi i pajetë do t’i nënshtrohet ekspertizës mjekoligjore.   

Njoftimi paraprak i policisë:

Rreth orës 12:55, në rrugën “Gjon Muzaka”, është gjetur pa shenja jete në banesën që kishte  marrë me qira, një shtetase (dyshohet e huaj), rreth 30 vjeçe.     

Gjatë këqyrjes paraprake të trupit janë konstatuar plagë që dyshohet se janë shkaktuar me mjet prerës.

Trupi i pajetë do t’i nënshtrohet ekspertizës mjekoligjore.   

Grupi hetimor po punon për identifikimin e kësaj shtetaseje, sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit