Tiranë, 33 vjeçari vjedh paratë e të atit

Një 33 vjeçar është arrestuar këtë të shtunë nga policia e Tiranës, nën akuzën e vjedhjes së një shume të konsiderushme parash dhe aksesorëve të ndryshëm të floririt… personi i i cili u grabit nga i riu, është babai i këtij të fundit.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Kasaforta”.

Si rezultat i këtij operacioni, u bë arrestimi i shtetasit E. S., 33 vjeç banues në Tiranë.

Nga veprimet hetimore dyshohet se 33-vjeçari ka vjedhur në banesën e babait të tij, në rrugën “Riza Cuka”, kasafortën brenda së cilës kishte 27 200 euro, 11 000 paund, 910 000 lekë dhe aksesorë të ndryshëm floriri.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua një pjesë e parave të vjedhura (10 530 paund dhe 27 030 euro).”-njoftoi policia.