Tiranë: 47 vjeçari dhunon të shoqen e vajzën, gruaja konsumon fostoksinë

Dhuna e vazhdueshme ndaj saj dhe vajzës, ka shtyrë një grua në Tiranë që t’i drejtohet helmit për t’u vetëflijuar. Gruaja ka konsumuar fostoksinë dhe aktualisht ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Mbi rastin është arrestuar bashkëshorti i saj 47 vjeçar, i cili akuzohet për “shkaktim të vetëvrasjes” dhe “dhuna në familje”.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 arrestuan shtetasin G. L., 47 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka konsumuar elemente të veprave penale “Shkaktimi i vetëvrasjes” dhe “Dhuna në familje”.

Ky shtetas dyshohet se ka ushtruar dhunë të vazhdueshme ndaj bashkëshortes dhe vajzës së tyre, dhe për shkak të dhunës, bashkëshortja ka konsumuar fotoksinë. Ajo ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.”-njoftuan autoritetet.