Tiranë: 53 vjeçari i dehur në timon përplas të riun me motor, 23 vjeçari ndërron jetë

Një i ri ka humbur jetën në një aksident tragjik, i cili ndodhi në Vaqarr të Tiranës. Viktima udhëtonte me motor në momentin kur është përplasur nga një makinë e tipit ‘Audi’, e cila drejtohej nga një 53 vjeçar.

Ky i fundit është arrestuar nga autoritetet dhe ka rezultuar se po drejtonte automjetin në gjendje të dehur.

“A. Sh., 53 vjeç, banues në fshatin Bulticë, Tiranë, pasi duke drejtuar në gjendje të dehur, automjetin tip “Audi”, në Vaqarr, ka humbur kontrollin dhe automjeti është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin L. T., 23 vjeç, i cili si pasojë e aksidentit ka humbur jetën”, njoftoi policia.