Tiranë, 69 vjeçari godet me thikë 48 vjeçaren pas një konflikti për motive të dobëta

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në kryeqytet, atje ku një burrë në moshë ka goditur me thikë një grua në moshën 48 vjeçare. Ngjarja rëndë ndodhi në rrugën “Kamber Shevroja”. 69 vjeçari me inicialet M.B, pas një sherri për motive të dobëta me gruan me inicialet V.A, e ka qëlluar këtë të fundit me mjet prerës.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, pas marrjes së njoftimit se në rrugën “Kamber Shevroja”, shtetasi M. B., 69 vjeç, gjatë një konflikti për motive të dobëta, dyshohet se ka goditur me mjet prerës shtetasen V. A., 48 vjeçe, kanë organizuar menjëherë punën për kapjen e autorit të dyshuar.

Falë veprimeve të shpejta policore shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, kapën dhe shoqëruan në komisariat autorin e dyshuar shtetasin M. B., 69 vjeç.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua mjeti prerës thikë që autori e përdori gjatë ngjarjes.

Shtetasja V. A., aktualisht ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi Hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.”-njoftuan autoritetet.