Tiranë: Dhunoi bashkëshorten dhe djalin, prangoset 57 vjeçari

Një burrë në moshë ka rënë në prangat e policisë, nën akuzën e dhunës në familje. 57 vjeçari akuzohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj të shoqes dhe djalit të tyre.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 arrestuan 57 vjeçarin, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij dhe djalit të tyre”, thuhet në njoftimin e policisë.

Gjithashtu po në Tiranë, një tjetër burrë nga fshati Lundër është ndaluar nga policia, pasi ky i fundit ishte në kërkim për dhunë në familje, vepër për të cilën ishte dënuar më parë me një vit burg.

 “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 ndaluan 55 vjeçarin, banues në fshatin Lundër, Tiranë, pasi Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë e ka dënuar me 1 vit burgim, për veprën penale “Dhuna në familje“”, thuhet në njoftimin e policisë.