Dy vëllezër në moshë kanë rënë në prangat e policisë së kryeqytetit pas një sherri për motive pronësie.
Debati mes dy vëllezërve në moshat 62 e 64 vjeç, ka degjeneruar në përleshje fizike, ku vëlla me vëlla janë goditur në grushte. N.V 62 vjeç dhe M.V 64 vjeç kanë përfunduar në ambientet e komisariatit të policisë nr.7 në Tiranë, tanimë në pritje të gjyqit.
Njoftimi i policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 7 arrestuan shtetasit N. V., 62 vjeç, dhe M. V., 64 vjeç (vëllezër), të dy banues në Tiranë, pasi për shkak të një konflikti pronësie kanë goditur njëri-tjetrin me grushte.
Materialet i kaluan Prokurorisë.