Tiranë, gjendet e pajetë në banesë 33 vjeçarja, dyshimet e para

Një grua 33 vjeçare është gjetur e pajetë brenda banesës së saj në Tiranë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në zonën e ‘Kombinatit’, ndërsa të renë e ka gjetur bashkëshorti.

Ky i fundit ka njoftuar policinë. Nga këqyrja paraprake e të ndjerës, nuk janë gjetur shenja dhune. Grupi hetimor ka nisur punën për të zbardhur ngjarjen.

“Më datë 11.07.2023, në Rrugën e Qelqit, në Kombinat, në banesë është gjetur nga bashkëshorti i saj, pa shenja jete shtetasja Dh. J., 33 vjeçe.

Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune dhe vdekja dyshohet se ka ardhur nga shkaqe natyrale,” njoftoi policia.