Një djalë i mitur ka përfunduar në prangat e policisë pasi lëvizte në rrugët e kryeqytetit me një armë zjarri.
15 vjeçari është kapur nga oficerët e komisariatit nr.6 të Tiranës në Fushë-Mëzez. Gjatë kontrollit, atij i është gjetur një pistoletë si dhe një dorezë (përforcues grushti).
“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.6, bazuar në informacionet e marra se një i mitur qarkullonte me armë zjarri, në Fushë-Mëzez, kanë organizuar punën dhe finalizuar në kapjen e arrestimin në flagrancë të shtetasit të mitur 15 vjeç, banues në Tiranë.
Gjatë kontrollit të ushtruar ndaj 15-vjeçarit, iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri dhe një dorezë metalike( përforcues grushti).
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.”-njoftuan autoritetet.