Tiranë: I moshuari në biçikletë përplaset nga makina, ndërron jetë në vendin e ngjarjes

Një aksident tragjik ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Tiranë, në afërsi të bulevardit ‘Zhan D’Ark’.

Një i moshuar që udhëtonte me biçikletë është përplasur nga një automjet e për pasojë ka humbur jetën në vend.

76 vjeçari i ndjerë është identifikuar si Vlash Sokoli, ndërsa shoferi makinës që e përplasi, një 55 vjeçar i identifikuar si Gëzim Marashi.

“Më datë 14.06.2024, rreth orës 08:20, te rrethrrotullimi Shkozës, shtetasi 55 vjeç, duke drejtuar automjetin ka aksidentuar një shtetas ende të paidentifikuar, që lëvizte me biçikletë, i cili si pasojë e aksidentit ka humbur jetën. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.”, thuhet në njoftimin paraprak të policisë.