Tiranë: Një 51 vjeçar qëllohet me armë zjarri në zonën e Oxhakut

Një 51 vjeçar është plagosur me armë zjarri në zonën e “Oxhakut” në kryeqytet. Ngjarja ka ndodhur këtë mesditë, për arsye ende të paqarta. Personi që ka qëlluar 51 vjeçarin është identifikuar dhe po kërkohet nga policia.

I plagosuri është dërguar në spital. Nga të dhënat paraprake, mësohet se ai ka marrë një plumb në shpatull.

“Më datë 01.01.2024, në afërsi të xhamisë “Xhura”, dyshohet se shtetasi I. A., ka plagosur me armë zjarri shtetasin A. J., rreth 51 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po vijojnë krehjen e zonës me qëllim kapjen e autorit. 

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.”-njoftoi policia.