Tiranë, një apartament shpërthen në flakë

Një apartament në zonën e ish- Ekspozitës në Tiranë, është përfshirë nga flakët. Fatmirësisht nuk ka patur persona të lënduar. Zjarri ka rënë në katin e dytë të pallatit, në banesën në pronësi të shtetasit me inicialet L.D. Paraprakisht, policia dyshon për një defekt në një bombol gazi në apartament.

 “Tiranë/Informacion paraprak: Më datë 26.06.2023, në afërsi të ish-Ekspozitës,  ka rënë zjarr në banesën e shtetasit L. D., dhe si pasojë ka vetëm dëme materiale. Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë nga një defekt në bombolën e gazit. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.”-njoftuan autoritetet.