Tiranë: Një foshnje gjendet e braktisur në bodrumin e një pallati në Yzberisht

Një foshnje është gjetur këtë të mërkurë në bodrumin e një godine banimi në zonën e Yzberishtit. Me të marrë njoftimin, autoritetet e kanë dërguar foshnjen e porsalindur në spital, nën kujdesin e mjekëve.

“Më datë 08.11.2023, në bodrumin e një pallati në Yzberisht, është gjetur e braktisur një foshnjë e sapolindur. Shërbimet e Policisë i kanë ofruar  menjëherë ndihmën e parë foshnjës, e cila është transportuar me automjetin e Policisë, së bashku me stafin mjekësor, në spital. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”