Trupi i pajetë i një të moshuari është gjetur në Tiranë, pranë shkollës “Andrea Stefani” në Laprakë.
Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se trupi i viktimës i përket një burri në moshën 75 vjeçare, i identifikuar me inicialet I.T. Trupi i gjetur është i dekompozuar dhe nga të dhënat paraprake, dyshohet se i moshuari ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale.
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 03.09.2024, rreth orës 09:45, në rrugën “Gjergj Legisi”, është gjetur i dekompozuar, trupi i pajetë dyshohet i shtetasit I. T., 75 vjeç.
Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune dhe paraprakisht dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.