Tiranë: Përplasi me makinë 12 vjeçarin dhe u largua… disa orë më vonë shoferi vetëdorëzohet në policinë e Beratit

Një aksident ka ndodhur këtë të shtunë në “Urën e Beshirit” në rrethinat e Tiranës, atje ku një person përplasi me makinë një 12 vjeçar dhe më pas është larguar.

“Arratia” veçse ka zgjatur për afro 3-4 orë, pasi shoferi më tutje është paraqitur në policinë e qytetit të Beratit për t’u vetëdorëzuar (shoferi banonte në Berat).

Bëhet e ditur se shërbimet e Policisë së Tiranës kanë shkuar në Berat për të shoqëruar drejtuesin e mjetit që përplasi fëmijën.

Nga ana tjetër 12-vjeçari i përplasur ka marrë ndihmën mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.