Tiranë: Polici i burgjeve gjendet i pajetë në banesën e tij

Një punonjës i policisë së burgjeve është gjetur i pajetë në shtëpinë e tij në rrugën “Shefqet Musarai” në Tiranë.

I ndjeri me inicialet G.A, 48 vjeçar, u gjet i pajetë rreth orës 11:00 të së mërkurës. Pranë tij u gjend dhe një armë zjarri pistoletë, me të cilën dyshohet se oficeri i ka dhënë fund jetës.

Policia ka nisur hetimet për të zbardhur ngjarjen e rëndë.