Tiranë: Prangoset 30 vjeçari, përplasi për vdekje me makinë një 74 vjeçar në “Rrugën e Dibrës”

Një 30 vjeçar me inicialet I.Q ka rënë në prangat e policisë këtë të enjte, pasi ka aksidentuar me makinën e tij një të moshuar (dje) në “Rrugën e Dibrës”. 74 vjeçari fatkeqësisht nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve dhe ka ndërruar jetë në spital.

Tiranë/Vihen në pranga 4 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 arrestuan shtetasin L. D., 34 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj vëllait të tij, si dhe ka kundërshtuar punonjësit e Policisë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 arrestuan shtetasin Sh. P., 59 vjeç, banues në Kamëz, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

– I. Q., 30 vjeç, banues në Tiranë, pasi duke drejtuar automjetin, në Rrugën e Dibrës, ka aksidentuar shtetasin I. Q., 74 vjeç, banues në Tiranë, i cili ka ndërruar jetë më pas, në spital.