Tiranë, punëtori 50 vjeçar humb jetën pas rënies aksidentale nga pallati në ndërtim

Një ngjarje e rëndë ndodhi këtë mëngjes në Tiranë, një punonjës në moshën 50 vjeçare ka humbur jetën.

Burri po punonte në një pallat në ndërtim dhe ka rënë aksidentalisht nga lartësia.

Siç njoftuan autoritetet, ngjarja tragjike ka ndodhur në rrugën “Besa”.

“Më datë 21.05.2023, rreth orës 08:10, në rrugën “Besa”, në një pallat në ndërtim e sipër, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga lartësia ku ishte duke punuar shtetasi A. B., 50 vjeç, i cili si pasojë ka ndërruar jetë. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”-njoftoi policia.

Kujtojmë se pak ditë më parë (enjte), një tjetër punëtor humbi jetën duke rënë nga lartësia, në një godinë në ndërtim në Vlorë.