Tiranë: Qytetari ndërron jetë pranë Gjykatës penale në Tiranë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në afërsi të Gjykatës Penale në Tiranë, atje ku një qytetar ka ndërruar jetë.

Nga të dhënat e para, mendohet se qytetari ka pësuar infarkt kardiak. Ai ishte paraqitur për një gjyq, por ka ndërruar jetë.