Tiranë: Rrëzohet skela e pallatit në ndërtim, plagosen dy kalimtarë babë e bijë

Dy kalimtarë janë plagosur paraditen e të hënës teksa kalonin në rrugë, pranë një pallati në ndërtim në zonën e ish parkut të autobusëve.

Në godinën në fjalë një pjesë e skelës është rrëzuar duke plagosur kalimtarët, babë e bijë.

Policia njoftoi se të plagosur kanë mbetur shtetasit H.L 70 vjeçar dhe e bija I.Sh, 45 vjeçe. Të dy janë dërguar në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Për rastin policia ka shoqëuar inxhinierin e pallatit dhe dy punëtorë për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë

Më datë 22.01.2024, rreth orës 10:10, në bulevardin “Gjergj Fishta”, janë rrëzuar skelat e nje pallati në ndërtim e sipër, dhe si pasojë janë dëmtuar 2 shtetas (kalimtarë) H. L., rreth 70 vjeç, dhe I. Sh., rreth 45 vjeçe.

Dy të dëmtuarit ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve.

Në ambientet e Policisë janë shoqëruar inxhinieri i pallatit, shtetasi K. S., dhe punëtorët N. S., dhe A. P., për veprime të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.