Tiranë: Sherr masiv mes 6 adoleshentëve

Gjashtë adoleshentë nga moshat 15 deri në 18 vjeç, janë përfshirë në një konflikt me njëri-tjetrin mesditën e kësaj të enjte, në rrugën “4 Dëshmorët” në Tiranë.

Një prej të rinjve ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

“Nga të dhënat paraprake mësohet se K. D., 18 vjeç, dhe dy adoleshentë të moshave 15 dhe 16 vjeç, janë konfliktuar me shtetasit E. A., 18 vjeç, G. R., 18 vjeç, E. K., 18 vjeç dhe një i mitur 16 vjeç. Si pasojë është dëmtuar shtetasi K. D., i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.”-njoftoi policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të zbardhur dinamikën dhe arsyet e sherrit.

Kujtojmë se ditën e djeshme, në Kamëz, një 16 vjeçar u qëllua me armë në këmbë nga një tjetër adoleshent, pas një konflikti për motive banale.