Tiranë: Sherr me grushte në QSUT pas konfliktit për motive të dobëta, dy persona arrestohen

Një konflikt mes 4 personave ka përfunduar në një sherr me grushte në ambientet e QSUT-së në kryeqytet.

Policia njoftoi se dy 34 vjeçarë janë përplasur me dy persona të tjerë, fill pas një sherri për motive të dobëta. Dy 34 vjeçarët tashmë janë arrestuar nga policia pasi akuzohen si personat që kanë qëlluar me grushte dy të tjerët.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 arrestuan shtetasit: Z. N., 34 vjeç, dhe A. B., 34 vjeç, pasi për motive të dobëta, në spitalin “Nënë Tereza”, kanë goditur me grushte shtetasit E. B., dhe A. R.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.”-njoftuan autoritetet.