Tiranë, tre të rinjtë godasin me grushte oficerin e policisë… njëri prej tyre në “arrest shtëpie”

Tre të rinj të moshave 26, 25 e 23 vjeç kanë rrahur me grushte një punonjës policie në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Shqyri Ishmi”, atje ku të rinjtë janë konfliktuar me oficerin e policisë, 31 vjeçar.

Një prej të rinjve (26 vjeçari) rezultonte të ishte duke shkelur masën e sigurisë “arrest në shtëpi”.

 “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan 26-vjeçarin, si dhe referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për shtetasin, 23 vjeç, dhe po punojnë për kapjen e shtetasit, 25 vjeç, të tre banues në Tiranë.

Këta shtetas, në rrugën “Shyqyri Ishmi”, gjatë një konflikti kanë goditur me grushte shtetasin, 31 vjeç, banues në Tiranë (punonjës policie). Pas verifikimeve të kryera ka rezultuar se shtetasi 26-vjeçar., ka shkelur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi””, thuhet në njoftimin e Policisë.