Tjetër aksident rrugor, makina përplaset me pemën e përmbyset në Vlorë

Një aksident ka ndodhur në zonën e Nartës (Vlorë), atje ku një makinë është përplasur me një pemë e mandej është përmbysur.

Shoferi i makinës të tipit Opel ka humbur kontrollin e automjetit dhe ka dalë nga rruga. Aty është përplasur me pemën. Shoferi është dërguar drejt spitalit dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Si pasojë e aksidentit është bllokuar rruga që të çon drejt plazhit të Zvërnecit.