Të paktën 261 persona kanë humbur jetën dhe 1 mijë të tjerë janë lënduar në një aksident tragjik që përfshiu 3 trenë në lindje të Odisha-s (Indi).
Një operacion masiv kërkim shpëtimi ka nisur tanimë, ndërsa autoritetet ende nuk e dinë sesi ka ndodhur përplasja mes 3 trenave.
BBC raporton duke iu referuar burimeve zyrtare, se disa prej vagonave të njërit tren (treni express shalimar- Chennai) goditën një tren me mallra që nuk ishte në lëvizje.
Treni tjetër, një express i shpejtë që udhëtonte po ashtu në këtë zonë, goditi mandej trenat e përplasur duke sjellë edhe më shumë viktima.
“Forca me të cilën janë përplasur trenat ka sjellë që shumë prej vagonëve të shtypen e të bëhen njësh me njëri tjetrin”-shpjegoi drejtuesi i forcës kombëtare për katastrofat.

Në vendngjarje kanë mbërritur më shumë se 200 ambulanca dhe qindra doktorë, infermierë e personele të ekipeve të kërkim shpëtimit.