Tragjedi me tre të vdekur në Lipjan, dyshohet se kryefamiljari i ka marrë jetën djalin e të shoqes… më tutje vetes

Një tragjedi me tre viktima, nënë, baba e bir. Policia e Kosovës ka konfirmuar se në fshatin Rufc të Lipjanit janë gjetur të pajetë tre persona.

“Rreth orës 16:30 policia ka pranuar informatën për tre persona të pajetë në fshatin Rufc të Lipjanit. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes ku janë hasur tre trupa të pajetë. Vdekja e të cilëve është konstatuar nga ana e ekipit mjekësor”, tha zëdhënësja e policisë.

Mediat e Kosovës kanë raportuar paraprakisht se dyshohet për vrasje-vetëvrasje. Më konkretisht, kryefamiljari i ka marrë jetën bashkëshortes dhe të birit, ndërsa më pas i ka dhënë fund jetës së tij.

Rrethanat e ngjarjes mbeten ende të paqarta, ndërsa policia tashmë ka nisur hetimet për të hedhur dritë mbi këtë tragjedi të trefishtë.