Tragjedia me varkën e emigrantëve në Itali, deti nxjerr të tjerë të pajetë… dy prej tyre fëmijë

Në fund të muajit shkurt një anije me afro 200 emigrantë u fundos në brigjet e Krotones në Italinë fqinje. Së fundmi media italiane ka publikuar detaje të reja nga tragjedia, pasi të tjera viktima janë gjetur nga autoritetet.

Siç raportoi “catanzaroinforma.it” autoritetet kanë identifikuar 5 trupa të pajetë, dy prej të cilëve janë fëmijë të moshave 7 e 8 vjeç, një grua dhe dy burra.

Kësisoj numri total i jetëve të humbura shkon në 85. Media italiane shkruan se është e vështirë tashmë të zbulohen identitetet e të ndjerëve pas qëndrimit prej mëse dy javësh në ujë.