Tragjedia në Shkodër: Gjendet trupi i pajetë i vogëlushit 3 vjeçar, vijojnë kërkimet për të gjetur nënën

Është gjetur këtë të martë trupi i pajetë i djalit të familjes Arrazi, 5 ditë pasi dyshohet se nëna së bashku me tre fëmijët e saj u hodh në lumin Bunë.

Trupi i 3 vjeçarit u gjet në afërsi të fshatit Oblikë, në Anën e Malit. Polumbarët vijojnë ende kërkimet për gjetjen e trupit të 39 vjeçares Alma Arrazi, nënës së fëmijëve.