Tragjike në Kamëz: 2 vjeçari ndërron jetë në oborrin e banesës, përplaset aksidentalisht nga familjari

Një aksident fatkeq ka ndodhur në orët e mëngjesit të së mërkurës në Kamëz, atje ku një 2 vjeçar ka vdekur në rrethana tragjike.

Vogëlushi është goditur aksidentalisht me makinë nga gjyshi i tij, teksa parkonte automjetin në oborrin e banesës. 2 vjeçari ka marrë dëmtime serioze dhe fatkeqësisht ka ndërruar jetë.

Autoritetet kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po hetojnë për të hedhur dritë mbi çfarë ka ndodhur.

Kamëz/Informacion paraprak

Më datë 16.10.2024, rreth orës 08:15, shtetasi P. M., duke kryer manovrën mbrapa me automjet, në oborrin e banesës së tij, aksidentalisht ka përplasur nipin e tij 2 vjeç, i cili si pasojë e dëmtimeve të marra ka ndërruar jetë. Grupi hetimor vijon veprimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.