Tre furgonë dhe një kamion përfshihen në aksident zinxhir në Elbasan

Një aksident i shumëfishtë ka ndodhur në orët e mëngjesit në rrugën Elbasan- Peqin, ku janë përfshirë të paktën 4 automjete.

Tre furgonë dhe një kamion (trajler) janë përplasur mes tyre, në rrethana ende të paqarta. Për pasojë dy persona kanë mbetur të plagosur. Prej aksidentit rruga është bllokuar në atë zonë.

Dyshimet janë se aksidenti mund të jetë shkaktuar prej lagështrës së shkaktuar nga reshjet e shiut.