Tre jetimë shqiptarë që mbushen me lot gëzimi… sot ata u bënë me shtëpi të re

“Mamin e falenderoj për gjithçka që ka bërë për ne dhe e dua shumë.”

Këto janë fjalët e një vajzë të vogël që prej 4 vitesh, ende sot e kësaj dite qan për babain e ndjerë. Një jastëk ku është stampuar portreti i babait, është përherë pranë krahëve të Irinës së vogël.

Jeta nuk ka qenë e drejtë për këtë vajzë të pafajshme, njëlloj si edhe për dy vëllezërit e saj. Tre të miturit jetojnë me qira në Librazhd së bashku me nënën e gjyshen e moshuar. Donika ka kaluar vështirësitë më të jashtëzakonshme, me tragjedi që duket se nuk kanë patur të mbaruar.

E para sprovë e rënd ishte vdekja e të shoqit. Një sëmundje e rëndë në kokë ia mori jetën Blearit në moshën 36 vjeçare. Pas të shoqit, Donika mori fëmijët e saj me qëllim për t’i shkolluar në qytet, duke u larguar nga banesa e prindërve të Blearit. Shkoi të jetojë me babain e nënën. E në këtë kotë, tragjedia troket sërish. Babai i Donikës sëmuret rëndë dhe humb jetën.

Ajo që ndodh më pas, është një ngjarje që fatmirësisht nuk u përmbyll në tragjedi, sepse mbase do ishte i fundit gur që do ta shkatërronte ngrehinën e kësaj familje. Nëna e jetimëve pëson një goditje në tru. Një venë i çahet në kokë. Donika niset me urgjencë në spital.

Fatmirësisht, ajo shpëton. Shumë pak kujton nga ato momente, por në mesin e humbëtirës, kujton një ëndërr që ka parë, me babain dhe të shoqin.

Me këto vështirësi ka jetuar familja Zagolli, e cila ishte e ftuar në emisionin “Për Shqiptarët”, për të marrë mbase lajmin më të bukur të këtyre viteve të mbushura me trishtim.

E momenti më prekës ishte kur vajza e vogël, kishte dëshirë të jepte një mesazh për nënën.

“Mamin e falenderoj për gjithçka që ka bërë për ne dhe e dua shumë.”

Pas këtyre fjalëve prekëse, familja surprizohet me lajmin se ata janë bërë me një shtëpi të re. Kjo banesë është dhuratë e njerëzve zemërmirë që i janë bashkuar misionit të bamirësisë së ‘Fondacionit Firdeus’. Elvis Naçi i dha lajmin e mrekullueshëm familjes.

Elvisi: Donika, hallet tuaja për Zotin, na kanë prekur shumë. Keni kaluar shumë sprova por sot keni ardhur me ne dhe ne kemi shumë dëshirë që situata juaj të fillojë të ndryshojë. Irina, lotët e tua u bëfshin kristal e mirësi për ju. Ky është butoni i shqiptarëve dhe nëse t’i e shtyp këtë, bëhet me shtëpi të re.