Tre punë në ditë pasi babai i vdiq e nëna iu sëmur… 3 momentet që sollën gëzim për të riun nga Peshkopia

Në moshën 19 vjeçare, djali që shihni në këtë foto mbeti pa baba. Një kancer agresiv në kokë e la jetim dhe përballë barrës së madhe të përgjegjësisë. Eduarti e mori i vetëm në shpatullat e tij të gjitha barrën, duke punuar deri në tre punë në ditë për t’i bërë ballë gjendjes së vështirë ekonomike.

Por pas vdekjes së babait, 5 vite më parë, një tjetër sprovë e rëndë. Nëna u sëmur rëndë në zemër dhe përfundoi në spital. Pas operimit, nevoja për ilaçet e saj ishte parësore. Sërish Eduarti, mori përsipër, pa zë e pa ankesë, barrën e radhës.

Ishte kjo një ndër historisë që u trajtuan në emisionin “Për Shqiptarët” në Top Channel. Eduarti së bashku me motrën e vogël, u ftuan në emision, ku u mësua për historinë e dhimbshme të familjes nga Peshkopia.

Pas rrëfimeve të motër e vëlla, ishin tre momentet që gëzuan pamasë të rinjtë. Po sjellim për lexuesin këto momente, të cilat nisin me lajmin e mirë se Fondacioni Firdeus do të kujdeset të paguajë qiranë e banesës ku jeton familja.

I dyti lajm i mirë për Eduartin e të motrën, janë një punë e re në një kompani prestigjioze për 25 vjeçarin dhe një shkollë profesionale e paguar për motrën e tij.

Ndërsa i treti lajm, më prekësi dhe i madhi, ju ftojmë ta ndiqni në videon e mëposhtme.