Një fotograf nga Brazili ka arritur të shkrepë disa pamje me të vërtetë mbresëlënëse të statujës gjigande të Krishtit në Rio, e cila duket sikur “po mban” hënën e plotë. Për tre vite me radhë, fotografi Leonardo Sens u përpoq të kapte imazhin perfekt, por dështoi… por kësaj radhe, fotografi ka arritur të kapë momentin e ‘përkryer’.
Fotoja është bërë virale në rrjet dhe publikuar nga një sërë mediash të huaja.