Treni i linjës Laç-Shkodër përplas një grua në moshë

Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të martë në afërsi të fshatit Zejmen.

Nga të dhënat paraprake, mësohet se një grua e moshuar (rreth 65 vjeçare) është përplasur nga treni i linjës Laç-Shkodër.

Drejtuesi i trenit ka paralajmëruar me sinjalizim dhe ka tentuar të frenojë por nuk ka mundur të shmangë përplasjen.

Gruaja është dërguar në spitalin e Lezhës. Mësohet se treni ishte i mbushur me besimtarë të cilët kishin vizituar kishën e Laçit.