Treni pasagjerëve i linjës Elbasan- Peqin del nga shinat

Treni i pasagjerëve në linjën Elbasan Peqin, i cili është ende funksional si shërbim, ka dalë nga shinat. Ngjarja ka ndodhur ditën e premte, teksa treni që transportonte pasagjerë drejt Peqinit, ka dalë nga shinat në fshatin Përparim.

Banorët e zonës tregojnë se hekurudha në këtë zonë është amortizuar ndjeshëm dhe një pjesë e tyre janë spostuar nga vendi fillestar, duke u bërë kësisoj shkas për probleme në qarkullimin e rregullt e efikas të trenit.

Fatmirësisht nuk ka patur persona të lënduar, ndërsa banorët e fshatit i bëjnë thirrje autoriteteve të ndërhyjnë për shinat, pasi incidente të tjera mund të përfundojnë në incidente me dëme shumë më serioze.