Tropojë: Sherri për motive banale i kushton jetën 24 vjeçarit, arrestohen 5 persona, në kërkim autori

Një sherr për motive të dobëta në një bar kafene në fshatin Breg Lumë të Tropojës, i ka kushtuar jetën një të riu 24 vjeçar, i cili ka ndërruar jetë prej plagëve në spital.

Përplasja ndodhi pasditen e djeshme dhe përfshiu plot 9 persona. Autori i krimit, ende në arrati, goditi me thikë 24 vjeçarin, si dhe dy persona të tjerë, vëllanë e viktimës dhe një mik të tij. Këta të fundit ndodhen ende në spital.

Autori i identifikuar si Saimir Sadiku u arratis nga vendi i ngjarjes, ndërsa në ndjekje të tij janë vënë forcat operacionale. Këtë të premte policia njoftoi se ka arrestuar 5 persona, miq apo të njohur të autorit, të cilët akuzohen për vepra penale të ‘moskallëzimit të krimit’, ‘veprimeve që pengojnë zbulimin e të vërtetës’ dhe ‘përkrahja e autorit të krimit’.

Njoftimi

Si rezultat i veprimeve të thelluara hetimore dhe policore të kryera menjëherë pas rastit të ndodhur më datë 11.07.2024, rreth orës 17:00, në një lokal në fshatin Breg-Lumë, ku për motive të dobëta, shtetasi Saimir Sadiku, 40 vjeç, plagosi me mjete prerëse, shtetasit Valentin Pepkolaj, 32 vjeç, Shkëlzen Kukaj, 45 vjeç, si dhe vëllanë e shtetasit Valentin Pepkolaj, shtetasin Adrian Pepkolaj, 24 vjeç, i cili si pasojë e plagëve, humbi jetën në spital, u arrestuan shtetasit: Andrin Qehaja, 39 vjeç, për veprat penale “Përkrahja e autorit të krimit” dhe “Moskallëzimi i krimit”; -Xhevolin Macaj, 31 vjeç, për veprat penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” dhe “Moskallëzimi i krimit”; -Altin Shpendi, 34 vjeç, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”; -Anton Boçi, 29 vjeç, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”; -Jetmir Kuraj, 34 vjeç, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”, njoftoi policia.

Njoftimi policisë:

Përkrahën autorin e vrasjes me mjete prerëse të një shtetasi dhe të plagosjes së dy të tjerëve, kryer pasditen e djeshme, për motive të dobëta, në një lokal në fshatin Breg-Lumë, identifikohen dhe vihen në pranga 5 shtetas.

Ndërkaq, Policia vijon intensivisht kërkimet për lokalizimin dhe kapjen e autorit.

Si rezultat i veprimeve të thelluara hetimore dhe policore të kryera menjëherë pas rastit të ndodhur më datë 11.07.2024, rreth orës 17:00, në një lokal në fshatin Breg-Lumë, ku për motive të dobëta, shtetasi S. S., 40 vjeç, plagosi me mjete prerëse, shtetasit V. P., 32 vjeç, Sh. K., 45 vjeç, si dhe vëllanë e shtetasit V. P., shtetasin A. P., 24 vjeç, i cili si pasojë e plagëve, humbi jetën në spital, u arrestuan shtetasit:

-A. Q., 39 vjeç, për veprat penale “Përkrahja e autorit të krimit” dhe “Moskallëzimi i krimit”;

-Xh. M., 31 vjeç, për veprat penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” dhe “Moskallëzimi i krimit”;

-A. Sh., 34 vjeç, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”;

-A. B., 29 vjeç, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”;         

-J. K., 34 vjeç, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.

Në drejtimin e Prokurorisë së Kukësit, vijojnë hetimet për të dokumentuar me prova ligjore përgjëgjësinë penale të secilit prej këtyre shtetasve.

2 të dëmtuarit vijojnë të jenë në kujdesin e mjekëve.

Gjithashtu, vijojnë kërkimet intensive për kapjen e shtetasit S. S..

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.