Amajra vogël u nis për kurim të specializuar drejt Italisë fqinje. Vogëlushja 3 vjeçe u diagnostikua me një tumor në kokë pak javë më parë. Prindërit e 3 vjeçares iu drejtuan për ndihmë shqiptarëve përmes emisionit “Për Shqiptarët”.
Falë Zotit sërish edhe për këtë ëngjëll të vogël, shqiptarët treguan zemërbardhësinë e tyre, duke ia mundësuar kurimin brenda 24 orëve nga thirrja për ndihmë.
Këto janë momentet, kur Amajra vogël niset për kurim drejt Italisë.
“I falenderojë të gjithë shqiptarët që u mblodhën për vajzën tonë. Shpresojmë të kthehemi sa më shpejt me vajzën tonë të shëruar.”-tha nëna e vogëlushes.