Turistja shtatzënë rrëzohet në shtegun Theth- Valbonë, shpëtohet me helikopter

Një turiste spanjolle shtatzënë ka rrezikuar jetën e saj dhe të foshnjes në momentin kur gjatë ecjes në shtegun Theth- Valbonë, ajo është rrëzuar.

Gruaja nuk kishte veshje të përshtatshme për alpinizëm e për pasojë ka humbur ekuilibrin duke u rrëzuar

Pas apelit për ndihmë, një helikopter shkoi drejt Valbonës për të sjellë turisten në spitalin e Traumës në Tiranë.

Pas kontrollit nga ekipi mjekësor, fatmirësisht turistja dhe fëmija e saj janë jashtë rrezikut.