Turqi, përmbytjet i marrin jetën 5 personave në zonat e goditura nga tërmeti

Një tjetër tragjedi për zonat e prekura nga tërmeti në Turqi. Si pasojë e reshjeve të shumta, zonat e prekura nga tërmeti si Adiyaman e Saliurfa janë përmbytur. AFAD-i turk raportoi se në 24 orët e fundit në Adiyaman kanë rënë 136 mm shi e si rezultat një person ka humbur jetën. Tre të tjerë kanë humbut. Afro 15 automjete janë marrë nga rrjedha e ujit.

Ndërkohë në Sanliurfa, si pasojë e përmbytjeve kanë humbur jetën 4 persona, ndërsa dy të tjerë janë shpallur të humbur.