U braktis në garazhin e një pallati në Tiranë, ndërron jetë 24 orë pas gjetjes foshnja porsalindur

Ka ndërruar jetë afro 24 orë pasi u gjet, foshnja e lënë e braktisur në një garazh pallati në Yzberisht të Tiranës.

Lajmin e ka bërë publik Ministri i Brendshëm i cili shkroi në profilin e tij në rrjetin social se sapo ka marrë lajmin nga drejtori i spitalit gjinekologjik Koço Gliozheni, se foshnja nuk ka mundur t’ja dalë dot.

“Policia e Shtetit ka identifikuar dhe ka ndaluar nënën që e braktisi pa na dhënë mundësinë ne të gjithëve, agjencive shtetërore, shoqërisë civile ta gjenim në kohë dhe të mund ta shpëtonim. Kjo është një ngjarje e rëndë që kërkon një reflektim dhe masa konkrete nga të gjithë”, shkruan Ministri Brendshëm.