Ditën e shtunë “Fondacioni Firdeus” gëzoi me një dhuratë të madhe një nënë me tre vajzat e saj jetime.
Pranvera me të bijat jetonin në kushte tepër të vështira, në një godinë që ishte krijuar si magazinë dhe ishte kthyer në banesën e tre vajzave me të ëmën. Falë bamirësve shqiptarë, nëna dhe tre vajzat u bënë me një shtëpi të re. Për të gëzuar jetimet, që janë në moshat 11, 10 dhe 8 vjeçe, Elvisi e Fatma Naçi sollën disa lodra.
Pasi ato u lumturuan dhe hapën dhuratat, Elvisi afron vajzën më të vogël dhe e pyet… “Më thuaj të vërtetën, më shumë u gëzove për shtëpinë apo për lodrat”
Kjo ishte përgjigja e vogëlushes… e cila është përlotëse, pasi me vete përcjell ndjenjat e vërteta të jetimes.
Në podcastin e të dielës Elvisi e preku temën e kësaj vogëlusheje, duke treguar se ajo dhe 2 motrat e saj e kishin humbur babanë disa vite më parë…
Elvisi: Më bëri shumë përshtypje, mbeta i surprizuar. Prisja të më thoshte lodrat para shtëpisë, se ajo e vogël. Po siç duket, ajo vajzë kishte patur mendjen tek babai… ata fëmijë kishin vetëm një kuti të vogël me lodra. Ne ia kishim mbushur dhomën me lodra, duke menduar se ato do t’ja kalonin shtëpisë së dhuruar. Kurrë nuk e kisha menduar se do më thoshte ashtu…
Më pas, kur kam ikur. Pyeta veten, thashë çfarë ishte kjo? Më shkoi ndërmend, mungesa e babait. Edhe djali e ndjen, por vajzat e ndjejnë më shumë kur nuk kanë përkrahje. Për këtë arsye, thashë me veten, u bëra sot për aq pak kohë, si një baba i dytë, një njeri i afrueshëm për ata fëmijë.