Shkencëtarët kanë deklaruar se fundmi se kanë zbuluar atë që rezulton të jenë këpucët më të vjetra të gjetura ndonjëherë në Europë, me një moshë 6 mijë vjeçare.
Këpucët u gjetën në një shpellë lakuriqësh nate në Andaluzi. Mungesa e niveleve të larta të lagështirës apo ujit, kanë qenë të atilla që kanë arritur të ruajnë këpucët, të cilat janë bërë me thurje fibrash bari.
Në shpellë po ashtu janë gjetur një seri të tjera objektesh të lashta, të cilat datojnë nga 2 mijë deri në 9 mijë vite më parë.
“Këpucët janë më të vjetrat e më mirë të ruajturat të gjetura ndonjëherë në Europën jugore”-tha co-studiuesja e kërkimit, María Herrero Otal.
Studimi u publikua nga Science