U gjet e pajetë poshtë urës së ‘Dajlanit’, 32 vjeçarja me plagë të shumta në trup, pistat që po heton policia

E raportuar fillimisht nga autoritetet si një endacake, e reja e gjetur e pajetë poshtë urës së ‘Dajlanit’ në Durrës, është një 32 vjeçare e identifikuar tashmë si Luljeta P.

Me thellimin punës nga ana e hetuesve, në trupin e 32 vjeçares janë gjetur një sërë plagësh, shkaktuar nga mjete të mprehta (thikë).

Luljeta P rezulton të jetë skeduar më parë nga autoritetet, për veprën penale të prostitucionit. E një ndër pistat kryesore të hetimit, është pikërisht dyshimi se gruaja është vrarë nga persona që e shfrytëzonin.

Mbi 17 persona janë thirrur në polici mbi rastin, shumë prej të cilave gra. Një tjetër pistë që po heton policia, është mundësia nëse një sherr i mbrëmshëm mes grave, mund të ketë sjellë vrasjen e 32 vjeçares.

Një tjetër mundësi e cila po hetohet së bashku me dëshmitë e dhëna deri më tani, është pista e abuzimit e mandej vrasjes së gruas, por në një tjetër vend. Ka të dhëna se ngjarja mund të ketë ndodhur larg zonës së Urës së Dajlanit, ndërsa 32 vjeçarja mandej mund të jetë lënë atje. Një detaj problematik mbetet fakti se poshtë urës së ‘Dajlanit’ nuk ka kamera sigurie.