Me plagë të shumta në trup, me gjymtyrët të gjithë të kafshuar, por fatmirësisht tashmë jashtë rrezikut për jetën. Kjo është një pamje e 12 vjeçarit i cili u sulmua ditën e djeshme nga një kope me 6 qen stani, në fshatin Rusan të Delvinës. I riu po kulloste i vetëm bagëtinë kur është sulmuar nga qentë e një familjari të tij.

I mituri shkoi në spitalin e Sarandës në gjendje të rëndë dhe pas ndërhyrjeve kirurgjikale, fatmirësisht e ka kaluar rrezikun për jetën.
Pas ndodhisë së rëndë, banorët e fshatit atje treguan se ky nuk ishte rasti i parë kur qentë sulmojnë njerëzit.
“Kam nipër dhe mbesa dhe kur dal nga shtëpia i shoqëroj” ka thënë një banor i zonës teksa shtoi për rastin se “Nëse janë të stanit duhet që të kujdesen pronarët dhe ti lidhin”
Për ngjarjen në pyetje janë marrë të afërmit e 12 vjeçarit ndërsa ky i fundit do të vijojë të qëndrojë në spital, nën kujdesin e mjekëve.