U merrnin qytetarëve kartat e identitetit dhe me to aplikonin për kredi, kush janë dy mashtruesit

Policia e Fierit ka vënë në pranga dy të rinj në moshat 28 e 29 vjeç, nën akuzën se e krimeve ekonomike e financiare me një sërë qytetarësh.

Të rinjtë Ardit Hoxha 28 vjeç dhe Fatmir Sadiku 29 vjeç, mashtronin njerëzit duke u marrë kartat e identitetit, të cilat më pas i përdornin duke aplikuar për kredi bankare. Rasti u zbulua nga autoritetet fill pas denoncimit të disa qytetarëve, të cilët vunë në dijeni policinë se në emër të tyre ishte aplikuar për kredi në banka.

“Finalizohet nga Sektori për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, operacioni policor i koduar “Kredia”.

Iu merrnin qytetarëve, nëpërmjet mashtrimit, kartat e identitetit dhe i përdornin ato për të aplikuar për kredi, kapen dhe vihen në pranga 2 shtetas.

Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, pas kallëzimeve nga disa shtetas se mjetet e tyre të identifikimit ishin përdorur nga shtetas të tjerë, për të aplikuar për kredi, organizuan punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Si rezultat i informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore dhe i punës së shpejtë hetimore, u bë i mundur identifikimi, kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:

Ardit Hoxha 28 vjeç, banues në fshatin Vidhisht, dhe Fatmir Sadiku, 29 vjeç, banues në Patos.

Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, nëpërmjet mashtrimit, iu merrnin qytetarëve, kartat e identitetit, dhe i përdornin ato për të aplikuar për kredi.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 3 celularë, një shumë parash dhe disa fatura.

Vijon puna hetimore për të dokumentuar raste të tjera të mashtrimit që mund të kenë kryer këta shtetas.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.”,njoftoi policia Fierit.